PLANI I “PRESIDENTIT” PËR UKRAINËN

PLANI I “PRESIDENTIT” PËR UKRAINËN
By DonkeyHotey - Vladimir Putin carrying his buddy Donald Trump, CC BY-SA 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=50367115

Sot do të diskutojë për një çështje që ka trazuar sferën politike ndërkombëtare dhe ka ndezur debat të gjerë. Bëhet fjalë për një lajm që vjen nga gazeta amerikane "Wall Street Journal," e cila ka zbuluar planin që presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Donald Trump, po konsideron për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Tani, le të theksojmë disa nga pikat kyçe të këtij plani.

E para, sipas këtij plani, parashikohet dorëzimi i territoreve të pushtuara nga Rusia, pra një pjesë e tokave të Ukrainës do t’i kalojë okupatorit rus. E dyta, plani synon krijimin e një "zone të çmilitarizuar," që do të shtrihet rreth 1300 km përgjatë vijës aktuale të frontit. E treta, hyrja e Ukrainës në NATO do të bllokohet për një periudhë prej 20 vitesh, si pjesë e marrëveshjes.

Për ta kuptuar më qartë, ky plan synon "ngrirjen" e konfliktit në linjën aktuale të frontit. Këshilltarët e Trump-it theksojnë se ky është një propozim për të stabilizuar situatën, duke krijuar një zonë të çmilitarizuar të mbrojtur, por jo nga forcat amerikane. Sipas tyre, këto forca paqeruajtëse do të sigurohen nga vendet e Evropës, jo nga SHBA-ja. Në fjalë të tjera, SHBA-ja nuk do të financojë këtë detyrë ushtarake, por do të ofrojë trajnime dhe mbështetje të tjera.

Në interpretimin tim të lirë, ky plan i "shkëlqesisë" së tij, Donald Trump, më duket thjesht idiotesk. Me fjalë të tjera, ky është një propozim që do të dhurojë tokat e huaja të okupuara, në këtë rast të Ukrainës, okupatorit, që është Rusia. Krijimi i një "zone të demilitarizuar" vetëm sa do të legjitimojë territorin e okupuar dhe do t’ia zgjasë jetëgjatësinë këtij konfliktit.

Ja ku vjen pjesa ironike: Amerikanët nuk do të përfshihen drejtpërdrejt në këtë proces; për këtë gjë do të kujdesen "partnerët" e tyre nga NATO-ja. E mendoni, për një çast, që ky plan nuk është kërkuar as nga vendet e Evropës që janë më afër konfliktit, por Trump-i me “zemërgjerësi” po u ofron "mundësinë" për ta zgjidhur këtë situatë pa u angazhuar vetë.

Çfarë ndodh më tej? Trump, presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, ndoshta do të kërkojë një çmim Nobel për paqe, duke u shpërblyer për këtë plan "paqësor." Një ide brilante, apo jo? Ky do të jetë "shkëlqimi" fillestar i presidencës të familjes Trump në mandatin e dytë, i cili, sinqerisht, shpresoj të jetë i fundit.

Ndoshta për të menduar gjithë këtë plan, "shkëlqesia" Trump ka kaluar plot 15 minuta duke reflektuar në tualet. Për të krijuar një plan të tillë "idiotesk," nuk duhen më shumë se disa minuta reflektimi.

Faleminderit për kohën e juaj dhe shpresoj t'ju kem sjellë një perspektivë të re me ironi për këtë çështje. Qëndroni me mua për më shumë analiza e diskurs të ngjashëm në ditët e ardhshme.